Site icon Telegrafi

BE do të fuqizoj ligjet e reja që automjetet elektrike të bëjnë zhurmë

Duke filluar nga e hëna, ligjet më të fundit të Bashkimit Evropian në lidhje me automjetet elektrike hyjnë në fuqi, duke e bërë të detyrueshme për të gjitha makinat elektrike për të bërë një nivel të caktuar të zhurmës gjatë vozitjes. 

Sipas BE-së, qetësia e këtyre makinave dhe furgonëve rrezikon çiklistët dhe këmbësorët pasi nuk mund të dëgjojnë automjetet duke kaluar. 

Për të përmbushur kërkesat e reja të vendosura nga BE, të gjitha mjetet e reja elektrike me katër rrota duhet të kenë një sistem alarmi akustik të automjeteve (AVAS) që lëshon zërin e duhur.

Rregullat kërkojnë që AVAS i makinës të bëjë zhurmën – e cila tingëllon si një motor mekanik i rregullt – kur lëviz përpara ose mbrapa nën shpejtësinë prej 19 km/h. 

Kjo është për shkak se BE beson se këmbësorët janë më të rrezikuar kur automjetet po kthehen ose udhëtojnë me shpejtësi të ulët.

Një fragment i këtij tingulli u nda nga BBC Radio 5 Live në Twitter më parë sot:

“Kjo kërkesë e re do t’u japë këmbësorëve besim të shtuar kur kalojnë rrugën.” deklaroi Michael Ellis, Ministri i Shtetit për Transport në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version