Përzgjedhësi i Kombëtares së Italisë, Giampiero Ventura, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese Rusia 2018.
Bëhet fjalë për atë ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa më poshtë keni listën prej 25 lojtarëve:
Portierët: Buffon (Juventus), Donnarumma (Milan), Perin (Genoa)
Mbrojtësit: Astori (Fiorentina), Barzagli (Juventus), Bonucci (Milan), Chiellini (Juventus), D’Ambrosio (Inter), Darmian (Manchester United), Rugani (Juventus), Spinazzola (Atalanta), Zappacosta (Chelsea)
Mesfushorët: De Rossi (Roma), Parolo (Lazio), Pellegrini (Roma), Verratti (Paris Saint-Germain). Bernardeschi (Juventus), Candreva (Inter), El Shaarawy (Roma), Insigne (Napoli), Verdi (Bologna)
Sulmuesit: Belotti (Torino), Eder (Inter), Gabbiadini (Southampton), Immobile (Lazio).
Aktualisht në Grupin G prinë Spanja me 22 pikë nga tetë ndeshje, e ndjekur nga Italia me 19 dhe pastaj vjen Shqipëria me 13 pikë.
Në vendin e katër është Izraeli me nëntë pikë, Maqedonia në të pestën me shtatë pikë dhe në fund renditet Lihtenshtajnit me zero pikë. /Telegrafi/