Site icon Telegrafi

Të ftuarat speciale në Neymarit, bukuroshet Anxhelina e Beatrix Ramosaj duken atraktive në ditëlindjen e futbollistit brazilian

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj është mjaft e ndjekur nga mijëra fansa në rrjetet sociale.

Ajo është çdo ditë aktive, duke publikuar për fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, duke treguar aktivitetet me të cilat merret.

Megjithëse ka kohë pa sjellë për publikun ndonjë projekt të ri muzikor, Hadërgjonaj vazhdon të ketë vëmendjen e tyre përmes fotografive provokuese që publikon.

Disa të tilla, Anxhelina i ka publikuar së fundmi ku shfaqet mjaft tërheqëse dhe atraktive në një kostum të bardhë.

Me dekoltenë e hapur, ajo vuri në pah gjoksin e saj atraktive duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

“Gjithë bardhë për këtë natë”, shkroi Anxhelina në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ajo dhe kushërira e saj, Beatrix Ramosaj, kanë qenë prezentë të dielën në festën e ditëlindjes së 27-të të futbollistit me famë botërore, Neymar – dhe kushti i festës ka qenë që të gjithë të visheshin në të bardha.

Anxhelina dhe Beatrix Ramosaj morën pjesë në ditëlindjen e 27-të të Neymarit (Foto: Anxhelina/InstaStory)

Kjo nuk është hera e parë që dy bukuroshet marrin pjesë në të njëjtën festë me futbollistit brazilian. /Telegrafi/

Fotografi të tjera nga festa e ditëlindjes së 27-të të Neymar:

Exit mobile version