Site icon Telegrafi

Të ftohtit dhe bora “hajgare” për trupat elite

Njësiti elitë, i cili është pjesë e Armatës Nacionalçlirimtare është paraqitur me një performancë të rrallë publike, në afërsi të kampit të stërvitjes në Wihan të provincës kineze Hubei.

Të reshurat e borës në këtë rajon të Kinës janë një dukuri e rrallë. Ky ishte shansi i mirë për t’i zbuluar “pikat e dobëta” të njësitit special.

Rekrutët u urdhëruan që në temperaturat minus të kryejnë stërvitjet e tyre të vështira përfshirë edhe ecjen me duar. Ata demonstruan edhe njohuritë e tyre në kung-fu në duelet ndërmjet vete. Pastaj pasoi “pastrimi” me borë.

“Këta ushtarë kalojnë stërvitje të vështira për t’i rezistuar kushteve të rënda atmosferike që mund t’i ndodhin atyre gjatë luftës. Nëse kanë frikë pak nga bora e të ftohtit, ata kanë ardhur në vendin e gabuar”, tha njëri prej instruktorëve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version