Site icon Telegrafi

Të ftohtët bën që trupi ta konvertojë dhjamin e bardhë në dhjamë bezhë që djeg kalori

I njohur si ind dhjamor ngjyrë kafe (nga ang. bat), dhjami ngjyrë kafe është një lloj i veçantë i indit dhjamor i cili djeg energji dhe glukozë për të gjeneruar ngrohje.

Foshnjat dhe kafshët e vogla mbështeten në dhjamin ngjyrë kafe për të qëndruar ngrohtë. Shpenzimi i energjisë së dhjamit ngjyrë kafe ndihmon në parandalimin e trashjes tek brejtësit.

Derisa dhjami i bardhë nuk e ka këtë aftësi, ai mund ta luajë një rol në djegien e kalorive kur i merr disa karakteristika të dhjamit ngjyrë kafe. Indi i krijuar në këtë proces quhet dhjami ngjyrë bezhë. Kur brejtësit janë të ekspozuar ndaj temperaturave të ftohta, ata mundën t’i konvertojnë depozitat e dhjamit të bardhë në dhjamë ngjyrë bezhë.

“Ne donim të hulumtonim nëse njerëzit e rritur e kishin aftësinë për t’i transformuar disa depozita të dhjamit të bardhë në dhjamë ngjyrë bezhë, kur ishin të ekspozuar ndaj të ftohtët,” tha një nga autorët e studimit, Philip A. Kern, nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit të Kentuckyt në Lexington.

“Kafeizimi i indit dhjamor do të jetë një mbrojte e shkëlqyer kundër trashjes. Kjo do të rezultonte në djegien e kalorive të tepërta nga ana e trupit në vend të konvertimit të tyre në inde dhjamore shtesë”.

Hulumtuesit i analizuan mostrat e indeve dhjamore në bark nga 55 njerëz për të parë nëse mostrat e indeve të marra gjatë dimrit tregojnë më shumë prova të veprimtarisë kafëzuese se ato të marra gjatë verës.

Shkencëtarët gjithashtu morën mostra të indeve dhjamore nga kofshët e 16 personave, pasi që ata mbajtën pako akulli në lëkurë për 30 minuta. Analiza i kontrolloi mostrat e indeve për markerë të veçantë gjenetik të gjetur në dhjamin ngjyrë kafe apo ngjyrë bezhë.

Analiza zbuloi se indi dhjamor i barkut të marrë gjatë dimrit i kishte një apo dy nivele më të larta të markerëve gjenetikë për dhjamin ngjyrë bezhë, në krahasim me mostrat e marra gjatë verës.

Në mostrat e indeve të kofshës, studiuesit gjetën nivele të larta të tre markerëve gjenetikë të lidhur me mostrat e dhjamit ngjyrë kafe apo ngjyrë bezhë të marra gjatë dimrit.

Hulumtuesit i analizuan mostrat e dhjamit në bark për të parë nëse ka pasur ndonjë ndryshim në reagim në mesin e personave të dobët dhe të trashë.

Analiza zbuloi se efekti sezonal i kafëzimit dhjamor u dobësua tek personat e trashë. Trashësia definohet si të pasurit e një indeksi të masës trupore më të madhe se 30. /Telegrafi/
 

Exit mobile version