Telegrafi

Të fshehur në konserva, kapsolla dhe në formë xhelatine, ja si shpërndahej droga në Tiranë

Mbi 200 persona janë arrestuar pas një operacioni antidrogë që po kryhet në disa qytete. Vetëm në kryeqytet janë lëshuar 112 urdhër arreste dhe arrestuar 80 persona.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash. Të përfshirë në shpërndarjen e kanabisit, kokainë e heroinë ka edhe vajza, raporton ABC News.

Policia ka sekuestruar edhe një lloj i ri droge që vinte nga Kanadaja me anë të postës dhe shpërndahej me kuti konservash. Droga e re është zbuluar në banesat e personave që janë arrestuar.

Përveç drogës në formë xhelatine, policia ka sekuestruar gjithashtu edhe kanabis në formë kapsollash. /Telegrafi/