Telegrafi

Të freskohemi, por jo të ftohemi

Të gjitha këto masa, sipas mjekëve, parandalojnë goditjen nga të nxehtit, por nëse e teprojmë mund të ftohemi. Në temperatura të larta përmes djersitjes organizmi humb deri tri litra lëngje brenda ditës. Marrë parasysh se gjatë djersitjes humbim dhe minerale, mjekët sugjerojnë të konsumojnë ujë të thjeshtë.

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, që sidomos vlen për personat e ndjeshëm nga fyti. Personat që kanë probleme me fytin duhet shmangur pijet e ftohta të gazuara e po ashtu edhe akulloren.

Kur trupi i nxehtë vjen në kontakt me ujin e ftohtë, enët e zgjeruara të gjakut tkurren shumë shpejtë, që mundet të ndikojë në ngritjen e menjëhershme të gjakut duke vështirësuar punën e zemrës. Mjekët thonë se këtë duhet pasur në mend para se të futem i në det apo nen dush. /Telegrafi/