Site icon Telegrafi

Të freskëta apo të ziera?

Disa ushqime janë më të mira të freskëta, dhe madje pa përpunim termik, derisa disa janë më të mira kur zihen. Çfarë është më e mira për shpargun ose domaten? Ju sjellim disa këshilla të ekspertëve kryesorë botërorë.

Shpargu – Më i mirë është i zier. Shpargu fsheh shumë materie ushqyese, por edhe veçori potencialisht kancerogjene. Prandaj ekspertët theksojnë që shpargu më së miri është të zihet para konsumimit për të shkatërruar te gjitha kompozimet e dëmshme.

Panxhari i kuq – Më i mirë është i freskët. Gjatë zierjes panxhari humb madje 25 për qind të sasisë së përgjithshme të acidit folik. Acidi folik është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur, ndërsa mungesa e acidit folik në trup mund të rrisë rrezikun nga krijimi i anemisë.

Brokoli – Më i mirë është i freskët. Përpunimi termik i brokolit do të reduktojë veçoritë shëruese të mirozinazës, enzimës e cila ndihmon mëlçinë në pastrimin e trupit nga toksina dhe veçoritë kancerogjene.

Kërpudhat – Më të mira janë të ziera. Ngrohja e kërpudhave, pavarësisht a bëni salcë, skarë ose perimet të ziera, liron kaliumin i cili është i rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e shëndetit të muskujve.

Qepa – Më e mirë është e freskët. – Me zierje qepa humb shumë veçori shëruese. E meta më e madhe e zierjes së qepës është reduktimi i sasisë së alicinës, fitonutrientit i cili është i shkëlqyeshëm për rregullimin e oreksit.

Speci i kuq – Më i mirë është i freskët. Speci i kuq është një nga burimet më të mira të vitaminës C. Më i mirë është i pagatuar, por mund ta zieni në temperaturën nën 180 gradë celsius për të ruajtur sasinë më të madhe të vitaminës C.

Spinaqi – Më i mirë është i zier. Nëse do ta zieni spinaqin shkurt, më lehtë do ta absorboni kalciumin, hekurin dhe magnezin, transmeton Koha.net. Spinaqin mund ta hani edhe të freskët, por qelizat më vështirë do t’i absorbojnë këto materie ushqyese.

Domatet – Më të mirat janë të ziera. Kur i hani domatet e ziera, trupi juaj do të absorbojë nivel më të lartë të likopenës e cila ka veçori të shkëlqyeshme antioksidative dhe redukton rrezikun nga krijimi i kancerit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version