Site icon Telegrafi

Do të formohet Komision i përkohshëm për ndjekje të parregullsive zgjedhore në Maqedoni

Prokurori publik, Marko Zvërlevski, ka sjell vendim për formimin e një Komisioni të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale zgjedhore që do të ndodhnin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve të 5 qershorit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, anëtarë të Komisionit janë prokurorë të kësaj prokurorie, të katër prokurorive të lartë publike, dhe të Prokurorisë publike të Shkupit.

Këto anëtarë obligohen që të përcjellin procesin zgjedhor dhe nëse evidentojnë ndonjë rast ku ka parregullsi, atëherë të urdhërojnë nisjen e procedurave të shpejta. Gjithashtu, Komisioni do të hapë adresë të re elektronike ku do të mund të paraqiten parregullsi zgjedhore nga qytetarët apo edhe organizatat qytetare./Telegrafi/

Exit mobile version