Telegrafi

Do të formohet Agjenci e re për mjedisin jetësor në Maqedoni

Themelimi i Agjencisë për mjedisin jetësor në Republikës së Maqedonisë, si dhe përfshirja e rrymave shtesë të mbetjeve në sistemin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve, parashihet me planin e ri për parandalimin e mbetjeve, njoftojnë sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe është planifikuar prezantimin e dokumenteve strategjike për rritja e vazhdueshme e shkallës së riciklimit të mbeturinave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia, siç thekson udhëheqësi Departamenti i Menaxhimit me Mbeturinat nën Drejtorinë për Jetën dhe Planifikimin Hapësinor, Ana Karanfilovska-Maznova, synon të ndajë detyrimet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç është sjellja dhe hartimi i politikave.

Përfaqësuesi i përhershëm i binjakëzimit në Maqedoni, Graham Burn shpjegoi se plani i ri parashikon që prodhuesit e automjeteve të përdorura, gomave, vajrave dhe tekstileve të vjetra të jenë të detyruar dhe përgjegjëse për heqjen dhe riciklimin e mbeturinave që krijojnë ata.

Sipas Burn, plani kombëtar për menaxhimin me mbeturinat i definon edhe qëllimet të cilat Maqedonia që duhet t’i përmbush sipas zhvillimeve kohore në pajtim me aktivitetet e shtetit për anëtarësim në BE. /Telegrafi/