Hulumtuesit pranë Universitetit “Western Australia” kanë përcjellë zhvillimin e fëmijëve të cilët flasin më vonë dhe kanë zbuluar se ata nuk janë më të turpshëm, depresivë ose më agresivë sesa moshatarët e tyre që kanë folur më herët.
Gjatë studimit janë përcjellë 1.400 fëmijë, ndërsa konkludimi i shkencëtarëve është se aftësia e vonshme e të folurit nuk është faktor rreziku për çrregullimet e mëvonshme emocionale apo në sjellje. /Telegrafi/