Telegrafi

Të flesh me macen, përmirëson gjumin

Nuk është një trillimi apo supozim: në fakt kërkuesit shkencorë të Klinikës së Kolegjit mjekësor Mayo të shtetit Scottsdale (SHBA) kanë deklaruar se të flesh me macen përmirëson gjendjen e pushimit të natës në gjumë të njerëzve. Gjumi në fakt, varet nga një gjendje relaksimi fizik e mental.

Nëse qentë janë ata që kanë një gjumë të thellë si njerëzit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për macet: felinët kanë për qëllim të rrotullohen pafundësisht nëpër shtëpi dhe të ndryshojnë disa herë pozicionin e qëndrimit dhe gjumit gjatë natës. Janë të rrallë ata që kalojnë gjithë natën në të njëjtin vend.

Përpos të gjithave, nëse këto kafshë perceptojnë një kërcënim të mundshëm edhe në distancë, bëjnë zhurmë me zërin e tyre. Disa njerëz që jetojnë me këta felinë, deklarojnë se të flesh me ta, bën gjumin më të ëmbël dhe më të qetë në botë.