Site icon Telegrafi

Do të fillojë hetim për serialin “Maqedonia”, dyshohen keqpërdorime të mjeteve

Agjencia për Film e Maqedonisë bëri kontroll lidhur me ndarjen e mjeteve për xhirimin e serialit “Maqedonia”, me ç’rast janë konfirmuar lëshime, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.

“Mjetet i janë ndarë produksionit ‘Jadran film’ dhe duhej të bëhet projekt serial artistik ‘Maqedonia’, por në pajtueshmëri me kohën e konfirmuar, 4 shtator të vitit 2017, pjesa e parë e serialit as që është xhiruar, e as që është porositur, ndërsa të hollat në vlerë prej 1,2 milionë euro janë transferuar”, tha Boshnjakovski.

Ai theksoi se dje në seancën qeveritare është marrë vendim se pjesa tjetër e të hollave, 4,6 milionë euro, aspak nuk do të transferohen, ndërsa do të kërkohet përgjegjësi edhe për këto të hollat të cilat tanimë janë transferuar, për shkak se servisi nuk është dorëzuar.

“As që është xhiruar diçka, e as që ka pasur për qëllim dikush të xhirojë, dhe në mënyrë plotësuese do të zbatohet hetim dhe do të prononcohen edhe institucione tjera kompetente për këtë situatë”, tha Boshnjakovski.

Sipas Agjencisë për Film, është kryer kontroll lidhur me ndarjen e mjeteve për këtë projekt dhe lidhur me realizimin e projektit, ka konstatuar lëshime serioze.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese në Shoqatën për produksion filmi dhe video “Jadran film” ka konfirmuar se obligimi për përfundim të sezonit të parë të projektit – seriali artistik “Maqedonia” aspak nuk është realizuar në pajtueshmëri me kohën e konfirmuar në marrëveshje, gjegjësisht deri më 4 shtator të vitit 2017, edhe pse në llogarinë e produksionit janë transferuar 68 milionë denarë nga buxheti i Maqedonisë, si këst i parë nga gjithsej 283 milionë denarë të dakorduara, gjegjësisht 4,6 milionë euro.

Qeveria e obligoi Agjencinë për Film që në afat prej shtatë ditësh deri te Qeveria të dorëzojë informatë lidhur me aktivitetet e ndërmarra për projektin, në pajtueshmëri të Ligjit për veprimtari filmike.

Sipas këtij ligji, në qoftë se me Raportin nga kontrolli i realizuar konfirmohet se mjetet e ndara në konkurs shfrytëzohen në kundërshtim me marrëveshjen, gjegjësisht se shfrytëzuesi i mjeteve nuk u përmbahet afateve dhe obligimeve të konfirmuara në marrëveshje, ose se producenti filmik ua ka bartur të drejtat nga filmi dhe mjetet e marra nga Agjencia personave të tretë, drejtori i Agjencisë do ta aktivizojë garancinë bankare, do ta prishë marrëveshjen dhe do të sjellë Vendim me të cilin ndërpritet financimi i Projektit dhe me të cilin kërkohet kthim i mjeteve të ndara nga Agjencia me interes të vonuar ligjor./Telegrafi/

Exit mobile version