Telegrafi

Do të festonin 20 vjetorin e martesës – Vanessa me dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë Kobe Bryant

Vanessa Bryant përkujtoi bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në atë që do të kishte qenë 20 vjetori i martesës së tyre.

Të dielën, shpërndau një fotografi nga dasma e tyre në llogarinë e saj në Instagram me një përshkrim që thuhej, “Gëzuar përvjetorin zemër. Të dua. 20 vjet”.

Ajo gjithashtu ndau një video tjetër duke theksuar momentet e marrëdhënies së tyre. “Të dua tani, gjithmonë dhe përgjithmonë Kobe Bryant”, vazhdon partnerja e basketbollistit.

Vanessa dhe Kobe u martuan më 18 prill 2001. Ata mirëpritën në jetë vajzat: Natalia në vitin 2003, Gianna në vitin 2006, Bianka në vitin 2016 dhe Capri në 2019.

Kobe, Gianna si dhe shtatë të tjerë vdiqën në një përplasje helikopteri në Calabasas, Kaliforni më 26 janar 2020. Rrëzimi u konsiderua si një aksident.

Lexo po ashtu Vanessa Bryant zbulon emrat e katër oficerëve që shpërndan fotografi të aksidentit ku mbeti i vdekur Kobe dhe vajza e tyre, Gianna

Për ngjarjen tragjike, Vanessa në janar tha se ‘ende nuk ndjehet si e vërtetë’ duke vazhduar se të dy i mungojnë shumë familjes.

Legjenda e NBA dhe vajza e tij kishin qenë rrugës për në Akademinë Mamba për praktikë basketbolli kur helikopteri i tyre u rrëzua rreth orës 10 të mëngjesit. Shtatë personat e tjerë në bord vdiqën gjithashtu.

Piloti – i quajtur Ara Zobayan – po përpiqej ta kthente avionin kur u shkatërrua në kodrat e kanionit të Las Virgenes, që është vendbanimi i shumë personave të famshëm, përfshirë familjen Kardashian.

Trajneri i basketbollit të Orange Coast College, John Altobelli, gruaja e tij Kerry dhe vajza e tyre Alyssa ishin gjithashtu midis të vdekurve. /Telegrafi/

Vanessa dhe Kobe Bryant (Foto: Getty Images)