Ferizaj ia doli që të merrte një pikë në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.
Ferizajasit ishin mysafir të skuadrës nga Skenderaj, në takimin që u mbyll 0-0.
Pas ndeshjes, ndihmës trajneri i Ferizajt, Fadil Berisha ka thënë se ata janë të kënaqur me paraqitjen që bënë.
“Drenica ka një ekip të mirë, ndërsa ne i mbyllëm pikat e tyre të forta”.
“Pjesën e dytë patëm dominimin por nuk shënuam”, ka thënë Berisha pas ndeshjes për Art Sport. /Telegrafi/