Gruaja 58-vjeçare e kishte vënë në gisht unazën në vitin 1974 dhe kishte pritur që së shpejti të martohet.
Mirëpo, edhe pasi lindën katër fëmijë, e u bënë gjyshër 14 herë, të dashuruarit nuk janë martuar.
Pensionisti nga Yorkshire i Britanisë së Madhe, i thotë të fejuarës së saj për çdo ditë se e do shumë – që i bie të jetë mbi 15 mijë herë prejse ata janë bashkë, transmeton Telegrafi.
“Mbetëm pa para dhe e anuluam martesën. Para se ta kuptojmë, muajt u bënë vite dhe ja ku jemi”, ka shpjeguar 60-vjeçari arsyen pse nuk u martuan.
“Më vonë u bëmë me fëmijë dhe angazhimet e shumta na larguan nga mendimet për martesë”, ka thënë Susan, lidhur me fejesën e tyre të gjatë.
“Gjithmonë kam dashur një dasmë madhështore, me vello, lule, miq dhe shumë muzikë”, shton Susan, e cila duke qeshur shton se “ndoshta kjo është arsyeja pse kam mbetur pa u martuar”.
Dyshja që kanë 41 vite së bashku, jetojnë në periferi të qytetit Barnsley, teksa fëmijët e tyre jetojnë në vende të ndryshme. /Telegrafi/