Telegrafi

Të fejohet Cheryl Cole?

Valltari amerikan, Tre Holloway, i cili është në lidhje që një kohë të gjatë me Cheryl Cole, duket se ka marrë lejen e babit të Cheryl për ta fejuar vajzën e tij.

“Pasi e mori guximin, Tre e telefonoi Garryn, babin e Cheryl. Ai ishte tejet i befasuar me telefonatën e Tres dhe u tha familjarëve se për sa pak nuk i tha jo. Ai nuk e ka ditur nëse është dashur ta ndalë Cherylin nga një lëndim i radhës. Por, ai vendosi t’i japë leje atij që të fejohet me Cheryl, por i tha që të mendohet mirë për hapat që do t’i bëjë”.

“Ai i bëri me dije se do të kishte punë drejtpërdrejt me të në rast se Cheryl sërish lëndohet”, ka thënë një burim.
Cheryl Cole ishte katër vjet e martuar me Ashley Cole, para se të divorcohen pas tradhtisë që futbollisti i Chelseat i bëri tashmë ish-bashkëshortes së tij.