Telegrafi

Të famshmit urojnë mësuesit e tyre për festën e 7 marsit

Sot (e mërkurë) më 7 mars kremtohet festa e mësuesit.

Nxënës e studentë nga mbarë trevat shqiptare urojnë mësimdhënësit e tyre për këtë festë.

Teksa disa nuk gjenden pranë për t’u dhuruar lule, frytëzojnë rrjetet sociale për të uruar mësuesit.

Të tillë janë figurat publike, të cilët sot kanë publikuar në rrjetet sociale imazhe nga fëmijëria e tyre, ose fotografi të cilat i kanë realizuar bashkë me mësuesit.

Telegrafi ju sjell disa prej tyre në vazhdim:

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka publikuar një fotografi të gjyshit të tij, i cili ishte mësimdhënës, bashkë me nxënësit e tij.

“Ju uroj ditën e Mësuesit me nji foto të gjyshit tim të dashur që na mungon Gani Vula !! Falënderime pa fund për të gjithë ju që shoqëroni rininë tonë në rrugën e Traditës , Edukimit dhe Diturisë!”, ka shkruar Lorik Cana

Eranda Libohova

Këngëtarja Eranda Libohova vendosi që për këtë ditë të veçantë të publikojë një fotografi nga dita e parë e shkollës, ndërsa në mbishkrimin e saj uroi festën e mësuesit.

“Dita e pare e shkolles ne klasen e pare …me e vogla e klases se s’kisha mbushur as 6 vjec. Gezuar festen”, ka shkruar Libohova në Instagram.

Eneda Tarifa

Këngëtarja Eneda Tarifa duket se u bë shumë nostalgjike në një ditë si kjo. Ajo kishte lëshuar në veturën e saj këngën e mësuesit, ndërsa kishte realizuar video dhe kishte publikuar në Instagram.

“Gëzuar 7 marsin”, kishte shkruar Tarifa.

Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri gjithashtu nuk e harroi këtë datë. Ajo në InstaStory, ndau me fansat një fotografi, ku shfaqte një libër, kopertina e të cilit shfaqet simbolin kombëtar, dhe shkruante “Abetare”.

“Urime dita e mësuesit, ishte mbishkrimi që këngëtarja Zeqiri kishte lënë në këtë fotografi.

Adelina Emini

Këngëtatarja Adelina Emini mund të marrë edhe vet urime për 7 mars, kjo pasi ajo ushtron profesionin e ligjërueses në Universitetin për Biznes dhe Teknologji. Megjithatë, ajo vendosi që sot të publikojë një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet pranë mësueses së saj.

“Urime 7 marsi të gjithë mësuesve tanë, të cilët na dhanë dije, dashuri prindërore dhe edukatë qytetarie”, ka shkruar Emini në mbishkrimin e imazhit.

Gold AG

Reperi Gold AG publikoi një fotografi të prindërve, të cilët i kishte mësimdhënës me profesion, ndërsa kishte shkruar një urim emocionues.

“Urime dita e mësuesit babë e nanë”, ka shkruar reperi. /Telegrafi/