Sot (e shtunë) për mbarë shqiptarët kudo ndodhen është një ditë e veçantë.
Kjo pasi më këtë 28 nëntor bëhen plot 109 vite nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ndonëse pandemia globale ka pamundësuar zhvillimin e ceremonive dhe mbajtjen e festave të ndryshme, prapëseprapë shqiptarët anë e kënd globit, kanë gjetur mënyrën për t’u solidarizuar duke uruar njëri-tjetrin për festën e flamurit.
Edhe yje të shumta nga estrada shqiptare përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë shprehur urimet e tyre për fansat përmes rrjeteve sociale.
Në vazhdim, Telegrafi ju sjell disa prej urimeve të yjeve shqiptarë për këtë 28 nëntor. /Telegrafi/