Në Tiranë sot (e enjte) janë organizuar protesta në Sheshin “Nënë Tereza”, për rastin e paprecedentë të 15-vjeçares, që u përdhunua nga roja i shkollës ku vijonte mësimet e më pas u shantazhua.
Nën thirrjen “Për fëmijërinë e vjedhur”, qytetarë të shumtë kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit shqiptar duke kërkuar drejtësi për vajzën viktimë.
Në marshin protestues nuk kanë munguar edhe figurat publike – këngëtarë e prezantues të njohur.
Këngëtarët e njohur të skenës si: Eneda Tarifa, Orinda Huta, Landi i West Side Family, Rozana Radi e Anxhelina Hadërgjonaj, janë vetëm disa nga emrat që ishin prezentë në protestë.
Prezantueset e njohura Arbana Osmani e Xhemi Shehu, motrat blogere Lori e Sara Hoxha, e modelja Oriola Marashi nuk munguan gjithashtu në thirrjet për drejtësi.
Këta të famshëm kanë ndarë me ndjekësit e tyre pamje nga pjesëmarrja e tyre për protestë, duke treguar se janë gati që për ngjarje të tilla të ngrenë zërin dhe të kërkojnë drejtësi. /Telegrafi/