Site icon Telegrafi

Të famshmit shfaqin reagimet e tyre, teksa po presin rezultatet presidenciale amerikane

Derisa po numërohen akoma votat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të famshmit janë shumë të stresuar sa edhe pjesa tjetër e vendit.

Yjet botërore që janë në përkrahje të Biden e në anën tjetër edhe të Trump, kanë ndarë në rrjetet sociale mënyrën se si po përballen teksa po presin me padurim për të zbuluar presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Disa nga figurat publike u kthyen te veset e tyre ndërkohë që po shikonin shtetet që bëhen herë të kuqe e herë blu.

Cardi B postoi një video duke pirë tre cigare në të njëjtën kohë, ndërsa Monica Lewinsky shkroi në Twitter se i duheshin edhe disa cigare.

“Dua të pi cigare sonte, e bëj një herë në disa vjet. Unë thjesht po përdor Twitter-in si një rrëfim hebre”, shkroi Lewinsky në Twitter.

Ndërsa të tjerët po përballeshin me problemin e ngrënies, si pasojë e stresit.

Dhe Chrissy Teigen vendosi të ushqejë ankthin e saj duke gatuar në orën 11 të mbrëmjes.

“Vetëm po gatuaj. Gjithçka do të bëhet mirë për neve, çdo gjë do jetë mirë”, shtoi Teigen, e cila në bazë të videos dukej se nuk po ndihet mirë.

Lexo po ashtu Fansat dëshirojnë të dinë nëse Kim Kardashian votoi për Kanye West në zgjedhjet presidenciale

Lili Reinhart ishte aq e shqetësuar, sa nuk mund të gatuante as për vete.

“Trupi i njeriut nuk është bërë për te harxhuar kaq shumë energji duke menduar për Pensilvaninë”, shkroi Stephen Colbert në rrjetet sociale për rëndësinë e shtetit në garë. /Telegrafi/

Exit mobile version