Telegrafi

Të famshmit reagojnë pas inaugurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Joe Biden ditën e sotme (e mërkurë) u inaugurua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kamala Harris si zëvendëspresidentja e parë grua dhe me ngjyrë.

Përurimi i Biden zyrtarisht i dha fund presidencës së Donald Trump pas katër vitesh tension politik e përçarje.

Pas ceremonisë së inaugurimit, reagimet e të famshmëve kanë qenë të shumta një pjesë e të cilëve e kanë parë këtë si një ndryshim të madh dhe shumë pozitiv për ShBA-në.

Jimmy Kimmel:

“Urime për presidentin e ri Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris. Ne e dimë që do e bëni më të mirën për të bërë Amerikën të mirë sërish”.

Dionne Warwick:

“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris. Çfarë dite e mirë sot. Dita e inaugurimit”.

George Takei:

““Ne duhet të hedhim poshtë një kulturë ku vetë faktet manipulohen dhe madje prodhohen”. – Joe Biden”.

Josh Gad:

“Në jetën time, nuk jam i sigurt se ku bie fjalimi më i mirë i inaugurimit, sepse jam pozitiv që sapo dëgjova fjalimin më të rëndësishëm inaugurues të jetës time”.

Mindy Kaling:

“Është e rëndësishme. Gëzuar inaugurimin të gjithëve”.

/Telegrafi/