Të shumtë ishin figurat publike që ndërruan jetë gjatë vitit 2018.
Fizikani i shquar Stephen Hawking i dha lamtumirën kësaj bote pas shumë shpikjesh e teorive të çmuara në fushën e fizikës.
Ish-presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, George W. Bush ishte gjithashtu ndër emrat që na la gjatë vitit 2018.
Vdekjet më të dhimbshme janë ato të artistëve të rinj, si ajo e reperit Mac Miller, i cili njihet si ish-i dashuri i këngëtares me famë botërore, Ariana Grande.
Miller vdiq nga mbidoza, teksa muaj para tij u nda nga jeta edhe DJ i njohur botëror, Avicii, i cili bëri vetëvrasje.
Mbretëresha e muzikës “soul”, Aretha Franklin u shua gjithashtu gjatë 2018-s, duke lënë prapa shumë këngë hite.
Telegrafi ju sjell një listë me personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta vitin që shkoi:
Aktorja Penny Marshall (Foto: Kevin Winter/ImageDirect/Guliver)
Ish-Presidenti, George H. W. Bush (Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)
Regjisori Stephen Hillenburg, krijuesi i filmit të animuar “The Spongebob Squarepants Movie” (Foto: Mark Mainz/Getty Images/Guliver)