Derisa shumë yje po shërohen nga coronavirusi (COVID-19) dhe qytetarët në mbarë botën po durojnë këtë pandemi të paparë, të tjerët fatkeqësisht nuk ishin aq me fat.
Ne kemi humbur një numër muzikantësh, aktorë dhe shkrimtarë të talentuar që i janë nënshtruar virusit ose komplikimeve të shkaktuara nga ky virus.
Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë rreth disa prej të famshmëve që kanë vdekur gjatë javëve të fundit nga coronavirusi.
Adam Schlesinger
Adam Schlesinger ka vdekur javë më parë pas një beteje me coronavirusin. Muzikanti dhe këngëtari fitues i “Emmy” dhe “Grammy”, i cili ishte gjithashtu i njohur për punën e tij në shfaqjen televizive “Crazy Ex-Girlfriend”, vdiq më 1 prill në një spital në New York.
Andrew Jack
Andrew Jack, i njohur për punën e tij si trajner i dialekteve në “Lord of the Rings” dhe si aktor në “Star Wars”, vdiq më 31 mars nga komplikimet për shkak të coronavirusit. Ai ishte 76-vjeçar.
Alan Merrill
Alan Merrill, i njohur më shumë si tekstshkruesi i hit-projektit të Joan Jett “I Love Rock ‘n’ Roll”, ka vdekur më 29 mars në New York nga COVID-19.
Joe Diffie
Ylli amerikan, Joe Diffie ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare pas një beteje me coronavirusin.
Mark Blum
Aktori Mark Blum, i njohur për punën e tij në teatër, si dhe në filmat “Desperately Seeking Susan” dhe “Crocodile Dundee” dhe serialin Netflix “You”, vdiq më 25 mars në moshën 69-vjeçe gjithashtu nga virusi.
Patricia Bosworth
Aktorja Patricia Bosworth po ashtu vdiq më 2 prill nga coronavirusi në moshën 86-vjeçare.
Ajo luajti një murgeshë përballë Audrey Hepburn në klasikin “The Nun’s’s Story” në 1959. Biografia e saj mbi Arbus shërbeu si bazë për filmin e vitit 2006 “Fur: An Imaginary Portrait of Diane Arbus”, në të cilin luajti edhe Nicole Kidman. /Telegrafi/