Të famshmet shqiptare thyen tabutë Martesat me të huajt në shoqërinë tonë ende konsiderohen po thuajse si tabu. Raste të tilla kanë qenë të pakta, me përjashtim të atyre rasteve kur të rinj shqiptarë janë martuar me gra të kombësive tjera për leje qëndrim në një shtet të caktuar, qoftë evropian apo edhe nëpër botë.
Por, gradualisht kjo dukuri ka filluar që të eliminohet.
Tash martesat më të huaj po i bëjnë nga dashuria. Këtë e kanë bërë edhe disa nga femrat më të njohurat të estradës shqiptare.
Ato partnerin për të kaluar jetën e kanë zgjedhur jo shqiptar. Kështu, bujë në media bëri kur u kuptua se modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj ishte lidhur me një miliarderin iranian Sam Nazarian. Ata kanë më shumë se dy vjet që lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Dasma ishte si në përralla, natyrisht që bukuroshja shqiptare shkëlqeu e nuk nguroi që në atë ditë të rëndësishme për të ta kërcej edhe Napolonin. Nga kjo martesë Emina dhe Sam kanë një vajzë Ella Farian e po ashtu janë në pritje edhe të një vajze tjetër, shkruan rtv21.tv
Nuk kaloi shumë kohë e edhe një histori dashurie kishte nisur në një vend tjetër të botës, Turqi. Ish Miss Albania, Almeda Abazi, kishte filluar lidhjen me njërin prej aktorëve më të famshëm turk Toglahan Sayisman. Nuk shkoi gjatë dhe kjo lidhje u bë publike, atëbotë bukuroshja shqiptare kishte filluar të notonte në ujërat e kinematografisë turke. Almeda tash është një prej aktoreve më të dashura në Turqi bashkë me burrin e saj Saysman. Çifti i dhanë fund beqarisë në shkurt të vitit që po lëmë pas, me një ceremoni të mbajtur në Los Angelos. Por sado që ishin larg Ballkanit e Evropës, prapë se prapë dasma e tyre nuk i shpëtoi mediave, duke u bërë kështu një ndër më të komentuarat.
Një dasmë jo e zakonshme, me vetëm dy të ftuar dhe nusja e veshur me të zezë. E kush tjetër mund ta bëjë këtë veçse modelja e njohur shqiptare Angela Martini.
Ajo në fillim të këtij muaji e kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me biznesmenin rumun Dragos Savulescu.
Këto nuk janë bukuroshet e vetme shqiptare që u dashuruan në njerëz të nacionaliteve jo shqiptar, kështu edhe modelja e këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj, është drejt martesës me hokeistin çek Jakub Kindl. Pas një lidhje disa vjeçare Dreshaj dhe Kindil kanë bërë edhe një hap më shumë , ata janë fejuar para disa ditësh.
E kryelajm i showbizit shqiptar këtë fundvit është Adelina Tahiri. Ajo këto ditë u martua. Ndonëse Adelina nuk e konfirmoi, në media u raportua se ajo u martua me avokatin e njohur maqedon Serijozha Markov. Këto janë vetëm disa nga bukuroshet e njohura shqiptare të cilat janë martuar me të huajt.
Vlen të theksohet se ato në paraqitjet publike duken shumë të lumtura.