Site icon Telegrafi

Të famshmet preferojnë manikyrin e bardhë

Manikyri i bardhë mund të jetë tepër i guximshëm, pasi ai është në kontrast më shumë me makijazhin apo veshjen.

Përdorni një forcues të mirë thonjsh me ngjyrë të qumësht përpara se të përdorni manikyrin e bardhë. Pasi të thahet forcuesi, lyeni thonjtë me manikyrin e bardhë. Është mirë të bëni disa shtresa të holla me manikyr, por kujdes, shtresat shumë të trasha mund të krijojnë probleme.

Në fund, pasi të bëni tre shtresa manikyri të bardhë, i lyeni thonjtë me një shkëlqyes, në mënyrë që ta mbroni dhe t’i jepni shkëlqim manikyrit tuaj.

Duhet të keni parasysh që manikyri i bardhë, duhet të përdoret nëse e keni lëkurën të nxirë nga dielli. Edhe forma e thonjve ka rëndësi të veçantë: thonjtë e shkurtër dhe në formë ovale janë më modernë se thonjtë e hollë. Mendoni edhe për bizhuteritë aksesorët që shkojnë me manikyrin e bardhë, këshillon Living! Përdorni çanta dhe unaza me argjend dhe platin…apo diamantet! /Telegrafi/


Exit mobile version