E bija e ish-manekines ka filluar të shkojë gjurmëve të së ëmës, mirëpo kur i vërejtën paparacët – të gjithë ishin të një mendimi – shumë bukuri stil dhe seksipilitet në një vend.
E ëma atraktive, e cila ka shkelur në të gjashtëdhjetat, çdo çast të lirë e kalon me trashëgimtarët e vet, të birin Presley Gerber dhe të bijën Kaia Gerber, mirëpo, Cindy shpesh ndan kohë ekskluzivisht për të përkëdhelurën e vet me të cilën tashmë ka rituale të përbashkëta, siç është blerja.
Dy damat në veshjet verore kanë dalë nëpër dyqane në Malibu, ndërsa të gjithë i kanë përcjellë me shikim dhe kanë komentuar që Kaia ndoshta ia ka kaluar me bukuri së ëmës, transmeton Telegrafi.
Cindy ka pasur të veshura pantallona të gjera dhe fanellë të bardhë, ndërkaq veshjen e përgjithshme e ka plotësuar me syze të mëdha dielli dhe me çantë të zezë.
Kaia ka vendosur për veshje rinore, andaj ka pasur të veshura të shkurtra me material teksas, fanellë të thjeshtë ngjyrë rozë dhe atlete. /Telegrafi/