Site icon Telegrafi

Të famshmet në spektaklin

Carrie Underwood
Se moda çdo disa vjet, apo edhe dekadë, përsëritet, dëshmohet më së miri nga dizajni i këtij fustani, i cili me të vërtetë është retro, por në të njëjtën kohë edhe shumë modern.

Taylor Swift
Taylor Swift shihet duke arritur në akademinë e 48-të vjetore të çmimeve të muzikës ‘country", e veshur me një fustan ngjyrë ari të errët, i cili e bën atë që të duket si statujë antike greke. Shumë e bukur, me të vërtetë.

Shania Twain
Shania Twain është përcaktuar për një pamje më avangarde, duke shfrytëzuar elegancën e ngjyrës së zezë dhe duke përdorur sa më pak aksesorë.

Faith Hill
Një pamje me të vërtetë femërore dhe ‘casuale’. Aty janë takat e larta, çanta e kuqe e dorës dhe një fustan i mrekullueshëm i zi me dantella. Sikur që shihet edhe në këtë rast, në këtë ceremoni stolitë nuk janë përdorur edhe aq. /Telegrafi/
 

Exit mobile version