Çfarë është sekreti i tyre, ju nuk mund të bëni asgjë, përpos të ëndërroni?
Si ka mundësi që flokët e tyre janë aq të fryra dhe me shumë formë?
Përgjigjen mbase mund ta gjeni tek Cheryl Fernandez-Versini, e cila është parë me një tufë të madhe flokësh, që i ka ngjitur mes fijeve të saj.
Këngëtarja nuk është e vetmja, e cila është bërë viktimë e deformimit të shtesave të flokëve, që ka bërë të duket shumë keq.
Në mesin e të famshmëve, janë Paris Hilton, Lindsay Lohan, Britney Speard dhe Elizabeth Hurley, transmeton Telegrafi.
Këto kryesojnë listën e femrave, që kanë dështuar, megjithëse shtesat e tyre në flokë kushtojnë mbi njëmijë euro.