Kohëve të fundit, fotografët janë përqendruar tek buzëqeshja, apo paraqitja e buzëve.
Nuk është “goja e rosës”, që bie në sy, sepse tashme ka një pozitë tjetër e buzëve, transmeton Telegrafi.
“Goja e peshkut” është trendi i fundit, që e bëjnë femrat duke mbledhur faqet dhe hapur gojën vetëm s të largohen buzët.
Keira Knightley është aktorja e parë që ka bërë një paraqitje të tillë, për të vazhduar më pas me emra të tjerë.
Little Mix e Miley Cyrus, janë disa nga të famshmet me këtë lloj buzëqeshjeje, të ndjekura nga Jennifer Lopez.