Site icon Telegrafi

Të famshmet e praktikojnë: Stili i gruas mafioze është trendi i ri në vitin 2024!

Gjithçka filloi me sopranot: nuk kanë rëndësi vetëm rrobat, por edhe flokët dhe grimi

Domethënë, stili i quajtur “mob wife”, i përkthyer si “gruaja mafioze”, po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, ndërsa zonjat e famshme me kënaqësi e praktikojnë, duke sjellë në modë veshje të reja në vitin 2024.

Për çfarë bëhet fjalë?

Estetika e “gruas mafioze” ishte e njohur në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, ndërsa për këtë prirje është përgjegjës seriali u dramës klasike amerikane “The Sopranos”, transmeton Telegrafi.

Ky stil nuk ka të bëjë vetëm me modën, por edhe me bukurinë.

Ky stil përfshin gjithashtu një mënyrë të re të aplikimit të grimit si dhe stilimin e flokëve dhe thonjve, një plus shtesë është qëndrimi i gruas si një imazh i plotë i një “gruaje mafioze” – qëndrimi i duhur dhe një fytyrë serioze.

Karakteristikat kryesore të një gruaje mafioze janë palltot luksoze të gëzofit, rrobat me stampa kafshësh, palltot e gjata, palltot e leshit, takat e detyrueshme, bizhuteritë efektive (të praruara), buzëkuqi i kuq, thonjtë e gjatë, mundësisht një manikyr francez dhe një markë tregtare – syze dielli.

“Duket se jemi në këtë cikël të pafund nostalgjie për tendencat që kishin rrënjë subkulture, vlera dhe kontekst. Sot, ato janë fjalë për fjalë kostume që gratë i veshin dhe i heqin çdo ditë,” tha analistja e trendit Mandy Lee për CNN.

Megjithatë, ka një lehtësim për të gjithë ato që duan të futen në trendin e ri (të vjetër) të “gruas së turmës”. Në dyqanet e veshjeve vintage dhe të përdorura, si dhe në dollapin e gjyshes, mund të gjeni copa që përputhen me këtë trend me çmime të volitshme.

Përsa i përket modeleve të flokëve, tek zonjat dominon stili “old money”, i cili është i përafërt me këtë. Është një bob i shkurtër me volum dhe kaçurrela të pasura. Gjithashtu, flokët e gjatë me shtresa me kaçurrela të pasura janë një hit. Mirë se vini në vitet ’90… /Telegrafi/

Exit mobile version