Telegrafi

Të falimentuarit kërkojnë mbështetje institucionale

Sot kanë protestuar në Shkup Shoqata e punëtorëve të falimentuar (SHPF), ku para zyrave të Lidhjes së Sindikatave te Maqedonisë (LSM) kanë kërkuar dorëheqjen e kreytarit Zhivko Mitrevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rreth 300 protestues shprehën revoltën e tyre për mostrajtimin e rastit të tyre nga ana e qeverisë. Ata protestuan edhe para Kuvendit, që e konsiderojnë si fajtorë për gjendjen e tanishme pasi që deputët nuk kanë sjellë asnjë Ligj me të cilin do të zgjidhej problemi i tyre.

Të falimentuarit paralajmëruarn protesta më masovike në periudhën që vjen, duke bllokuar institucionet në çdo dhjetë ditë, grevë urie dhe hapa tjerë me të cilat do të kërkojnë që t’u sigurohet ndihmë financiare, ndërkaq numri i përgjithshëm i tyre është rreth 4000./Telegrafi/