Site icon Telegrafi

Të faleminderit zotëri Behgjet Pacolli!

Nuk është hera e parë që ky njeri i madh kryen punët e tjetërkujt kryekëput në aspektin human dhe pa kurrfarë përfitimi, përkundrazi me harxhime vetanake, me gjithë shantazhet dhe sabotazhet që ia bëjnë ata të cilët në realitet ishte dashtë t’i kryejnë këto punë, tek e fundit për atë edhe janë votuar nga populli.

Rasti i shpëtimit të Shqipe Hebibit në kohën kur Kosova administrohej nga UNMIK-u, shumë e shumë raste kur ka dërguar pacientë jashtë Kosovës për shërim, shtëpi të ndërtuara për skamnorë nga fondacioni “Behxhet Pacolli”, lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga më shumë se tridhjetë shtete, që disave ju duken të vogla, por që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, e shumë të mira të tjera, prapë askush nuk e ka kurajon t’i falënderohet këtij njeriu të madh dhe të palodhshëm e të pathyeshëm. Përkundrazi e etiketojnë në mënyrën më te ulët të mundshme, e quajnë “rus”, “kazak”, e ku ta di se çka. Kjo me të vërtetë për ne është turp, që nuk na lanë as Deti Adriatik, ose të mos them popullorçe se jemi “bukëpërmbysët”, nuk e kthejmë të mirën me të mirë.

Qiteni dorën në kokë e mendoni pakë!Pse ky njeri nuk meriton me qenë President i Kosovës kur të gjithë e dimë se Kosova vetëm çka do të ketë leverdi nga ky njeri.

Unë thjesht nuk besoj sot e njëqind vite se preferencat e tij për të qenë president i Kosovës janë për përfitime të tija personale, por vetëm se ky njeri dëshiron t’i jep vendit të tij diçka më shumë. Sepse vetë zotëri Pacolli është mbi moshën 50 vjeçare dhe është një miliarder, d.m.th. që jetën e nipit dhe të stërnipit e ka siguruar. Atëherë përse ky njeri pretendon postin e Presidentit të Republikës: thjeshtë për ta përdorë autoritetin e tij që e ka në të gjithë botën dhe për ta dërguar Kosovën sa më shpejtë aty ku edhe e ka vendin. Njëkohësisht shumë investitorë të huaj do të kishin sjellë kapitalin e tyre për ta investuar në Kosovë, sepse ky njeri si president i Kosovës, do të ishte një garanci për ata që duan të investojnë në Kosovë.

Por ja që ne jemi mosmirënjohës dhe kam frikë se ky njeri me kaq shumë energji dhe kurajo do të zbehet një ditë dhe do të ikë nga Kosova, sepse Kosova nuk e deshi. Ky njeri ka dekorata dhe falënderime prej shumë shteteve, gëzon edhe tituj ambasador nderi, kurse në vendin e tij ka që e injorojnë dhe shantazhojnë në mënyrën më të paskrupullt.

Exit mobile version