Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë, dy ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vizita e tij ishte tejet emocionale, derisa ka thënë se po sjell të fala të përzemërta.
Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë.
“Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë. Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/