Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike gjatë ditëve të ardhshme ka paralajmëruar mot të nxehtë dhe temperaturat të larta, të cilat pritet të arrijnë deri 41 gradë celsius.
Sipas DPHM-së, për shkak të ndikimit të masës së nxehtë të ajrit, nga dita e enjte temperaturat do të arrijnë deri mbi 40 gradë celsius.
Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë deri në fund të javës, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të jetë më freskët./Telegrafi/