Site icon Telegrafi

Të enjten, shorti për Kupën së Kosovës

Pjesëmarrjen në rrethin e dytë e kanë siguruar deri tash 13 skuadra, 10 të cilat janë nga elita e futbollit kosovar.

Ndërkohë vetëm Dukagjini, Ferizaj dhe KEK-ut janë nga liga e parë e Kosovës.
Trepça’89, Liria, Ferizaj, Dukagjini, Hajvalia, Prishtina, Besa, Drita, Drenica, Llapi, Istogu, Gjilani dhe KEK-u (kjo e fundit kaloi në rrethin e dytë pasi ndeshja KEK-u-Feronikeli u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0).

Ndërkaq, skuadra e fundit e rrethit të dytë do të përcaktohet të mërkurën, kur do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Vushtrrisë.
 

Exit mobile version