Site icon Telegrafi

Të enjten seanca e Kuvendit, opozita në protestë

Pozita në Shqipëri ka përcaktuar se të enjten do të mbahet seancë e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita nuk ka vonuar dhe ka vendosur që të protestojë.

“Të enjten, opozita do të jetë në protestë para Parlamentit, ashtu si ka thënë edhe më herët se do të protestohet sa herë që të ketë seancë plenare”, kanë treguar burimet.

Mësohet se protesta do të filloi në orën 09.30, ku protestuesit e thërritur nga opozita do të mblidhen para parlamentit.

Vendimi i opozitës vjen pas konsultimit me kryetaret e degëve. Mësohet se protesta do të jetë me simbolika për të treguar se parlamenti është zgjedhur nga krimi, jo nga populli. /Telegrafi/

Exit mobile version