Site icon Telegrafi

Të enjten përfundon gjysmëvjetori i parë në shkollat e Maqedonisë

Foto: Ilustrim

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme fillon nesër, ndërsa mësimi do të vazhdojë më 21 janar.

Sipas ndryshimeve në kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, pra më 1 tetor, ndërsa numri i ditëve të mësimdhënies është zvogëluar nga 180 në 159.

Gjatë pushimeve dimërore, nxënësit e shkollave të mesme nuk do të jenë në gjendje të përdorin transportin falas me autobus. NTP “Shkupi” thotë se biletat falas të autobusëve nuk do të vlejnë gjatë pushimeve, gjë që është praktikë vitet e fundit, ndërsa me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë ata do të jenë në gjendje të përdoren përsëri./Telegrafi/

Exit mobile version