Telegrafi

Të enjten në Malishevë fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër etheve hemorragjike

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK) të enjten në territorin e Komunës së Malishevës do të fillojë fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike.

Në njoftimin për media thuhet se kjo fushatë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, do të fillojë në fshatin Lladrovc, ndërsa dezinsektimi do të vazhdojë sipas planifikimit të bërë, bazuar në situatën në terren.

Lexo po ashtu IKSHPK apelon për kujdes: Deri më tani nga rriqrat janë pickuar 285 persona

Dezinsektimi përfshin hapësirat publike dhe private në zonat endemike.

Dezinsektimi i zonave endemike do të fillojë nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në mesditë, dhe me këtë rast luten qytetarët që t’i marrin masat e duhura preventive, në veçanti luten bletarët për kujdes të shtuar.

Dezinsektimi do të bëhet sipas këtij orari:

07.05.2020- në Lladrovc,

08.05.2020- në Senik

09,10 dhe 11,05.2020- në Banjë

Për çdo ndryshim të orarit, për shkak të kushteve atmosferike apo për shkaqe, qytetarët do të njoftohen. /Telegrafi/