Telegrafi

Të enjten mblidhet Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Ai ka thënë se është vendosur që mbledhja e radhës të mbahet pas dy dite.

Po ashtu i pari i legjislativit ka theksuar se në këtë mbledhje s’ka pasur ndonjë specifikë për tu veçuar.

“Do të kemi seancë të enjten i kemi një mori pikash që pretendojmë ti përfundojmë më një seancë, kjo do të jetë, nuk pat specifike diçka tjetër”, ka thënë Veseli.

Ndër të tjerash, rend dite në këtë mbledhje kanë qenë shqyrtimi i parë i projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin nr. 04/L-214, zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave, e të tjera.