Telegrafi

Të enjten hapet panairi i automjeteve të rënda

Një e ardhme kjo që deri para pak kohësh ishte e turbullt, pasi kriza financiare botërore preku edhe tregun ndërkombëtar të logjistikës, gjë që çoi në rënien e dukshme të shifrave të shitjes dhe të prodhimit të këtyre automjeteve.

Me hovin koniunkturor 2010 është kthyer sërish besimi, qw tw prodhohen dhe shiten më shumë kamionë dhe automjete transporti.

Dega gjermane e automjeteve të transportit po shënon përsëri rritje. Pas dy viteve katastrofike në muajt e parë të 2010-ës prodhimi gjerman u rrit rreth 44 për qind kundrejt një viti më parë, me 213.000 automjete të prodhuara të kësaj kategorie. /Telegrafi/