Nga data 25 korrik deri më datë 28 korrik do të mbahet festivali i shumëpritur “Waveul”, në Aloha Beach të Ulqinit.
Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë te plazhi Aloha që pushuesve dhe mysafirëve nga rajoni t’u krijohet një eksperiencë e paharrueshme.
Është publikuar edhe programi dhe oraret i të gjithë artistëve se kush dhe kur do të performojë në dy skenat e parapara.
Të gjithë ata që gjenden më herët në Ulqin mund të shkojnë edhe në pre-party, që do të fillojë me 24 korrik.
Biletat e fundit mund t’i blini Tek Rave Travel.