Site icon Telegrafi

Të enjten fillon pajisja me targa

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton qytetarët e Kosovës, se sot është bërë furnizimi me targa të automjeteve.

Të mërkurën pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta.

“Ndërsa nga data 17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.”, thuhet në një njoftim të MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version