Telegrafi

Të eliminuar nga Maqedonia e Veriut, lojtarët e Italisë shkatërruan zhveshtoren pas përfundimit të ndeshjes

Yjet e Italisë shkatërruan dhomën e tyre të zhveshjes pas humbjes poshtëruese ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kampionët në fuqi të Evropës humbën 1-0 ndaj skuadrës ballkanike në gjysmëfinale të play-off-it kualifikuese të Kupës së Botës të së enjtes dhe u eliminuan në mënyrë tronditëse në rrugëtimin për në Katar 2022.

Goli fitues i Aleksandar Trajkovskit në minutën e dytë të kohës shtesë i shoki Azzurrët në Renzo Barbera dhe zhgënjimet mesa dukej vluan pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Lexo po ashtu Mancini pas humbjes nga Maqedonia e Veriut: Ky është zhgënjimi më i madh në karrierën time

Lojtarët e Roberto Mancinit e hoqën zemërimin e tyre në dhomën e zhveshjes në Palermo.

Corriere dello Sport ndau një video që tregon dhomën e zhveshjes në një gjendje katastrofale. Shishe plastike dhe sende të tjera ishin të hudhura gjithandej.

Kishte gjithashtu shumë ushqime të mbetura në dysheme nga fituesit e Euro 2020, pasi mediumi italian e përshkroi gjendjen e tij si një “turp të vërtetë” dhe “mosrespektim të plotë”.

Nuk është hera e parë që Italia ka lënë pas një dhomë zhveshjeje të rrënuar pasi bëri të njëjtën gjë në Wembley pasi mundi Anglinë në finalen e Euros së vitit të kaluar.

Sigurisht, atmosfera ishte krejtësisht ndryshe në Londër, pasi italianët festuan me zemër në prapaskenë.

Një festë shpërtheu dhe kudo kishte kanaçe birre, si dhe shishe verë dhe shampanjë. /Telegrafi/