Revista Archives of Internal Medicine ka botuar rezultatet e fituara nga një studim 20-vjeçar i realizuar nga Universiteti i Harvardit, ku janë analizuar 100.000 femra.
Sipas këtyre rezultateve, femrat të cilat kanë bërë ecje të shpejtë (6 km/h) së paku një orë në ditë, kanë qenë për 15% më pak të rrezikuara që të sëmuren nga kanceri i gjirit.
Shkencëtarët thonë se efekt të ngjashëm kane pasur edhe aktivitet tjera trupore me intensitet të njëjtë.
Autorët e studimi pohojnë se efekti i të ecurit kishte qenë i dobishëm pavarësisht ekzistimit të faktorëve tjerë të rrezikut, siç është konsumimi i alkoolit apo pesha e lartë trupore. /Telegrafi/