Site icon Telegrafi

Doganierëve dhe policit të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti iu caktohet masa e arrestit shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për nëntë të pandehur (doganierë dhe një polic) për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Marrje ryshfetit në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C dhe M.J.

Të njëjtët dyshohen se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Derisa të pandehurit tjerë T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A  dyshohen se kanë kryer veprën penale Marrje ryshfetit në bashkëkryerje.

Lexo po ashtu Disa doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve V.M, A.S, A.C, M.J, T.D, N.M, M.S, G.Z, A.A dhe të njëjtëve ju caktoi masën e arrestit shtëpiak për secilin”, njofton Gjykata e Prishtinës.

Të pandehurve ju është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për nëntë të pandehurit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Exit mobile version