Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar që katër të dyshuarit për sulmin në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” të mbahen në paraburgim për dy muaj në pritje të gjykimit.
Dalerdzhon Barotovich Mirzoyev, një shtetas i Taxhikistanit, “pranoi plotësisht fajin” se ka shtënë me armë ndaj qytetarëve rusë në vendin e ngjarjes dhe i ka vënë flakën ndërtesës, njoftuan gjykata e qytetit të Moskës në Telegram.
Saidakrami Murodali Rachabalizoda gjithashtu “pranoi fajin” për akuzën e terrorizmit, sipas një mesazhi në kanalin Telegram, i cili nuk dha detaje të mëtejshme, raporton skynews.
Periudhat e paraburgimit do të skadojnë më 22 maj të këtij viti, shtoi kanali.
https://twitter.com/americaneye97/status/1772026389874798612
Një i dyshuar i tretë është akuzuar për terrorizëm. Gjykata i ka caktuar dy muaj paraburgim Shamsidin Faridunit.
I dyshuari i katërt – Muhammadsobir Fayzov – është akuzuar për terrorizëm, sipas kanalit Telegram të një gjykate në Moskë. Edhe këtij i është caktuar masa e paraburgimit deri më 22 maj.
Kujtojmë se Komiteti rus Hetimor ka njoftuar se të paktën 137 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet masive megjithëse presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Ukrainën se ka ndihmuar vrasësit të arratisjen e tyre duke hapur kufirin. /Telegrafi/
https://twitter.com/visegrad24/status/1771989851161706693
https://twitter.com/__8bitgeek__/status/1772000799008133286
https://twitter.com/UKikaski/status/1772022315410165796
https://twitter.com/TreasChest/status/1772013422265180367