Site icon Telegrafi

Të dyshuarit për sulm iu kishte refuzuar lejeqëndrimi në Suedi

I dyshuari i sulmit me kamion në kryeqytetin suedez ka qenë i dëbuar njëherë nga Suedia, kanë bërë të ditur policia lokale e shtetit.

39 vjeçari nga Uzbekistani po dyshohet se ka vozitur kamionin në turmën e një kompleksi të dyqaneve. Policia kanë bërë të ditur se ai ka pasur simpati ndaj ekstremistëve.

Aplikacioni i tij për qëndrim ishte refuzuar në qershor të vitit të kaluar dhe ai po mbahej nën mbikëqyrjen e zyrës së emigracionit, shkruan BBC, përcjell gazetametro.net

Katër njerëz kanë mbetur të vdekur nga ky sulm, 2 suedezë, një shtetas britanik dhe një belg, por policia nuk ka publikuar identitetin e tyre.

Exit mobile version