Shteti italian i ka përzënë pesë shtetas të Maqedonisë, nën dyshimin e praktikimit dhe përhapjes së radikalizmit fetar islam, duke i konsideruar si rrezik për sigurinë kombëtare të Italisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Katër nga shtetasit e Maqedonisë janë meshkuj dhe një femër, që të gjithë nga Oktisi i komunës së Strugës.
Tv Telma bën të ditur se të dyshuarit janë marrë në pyetje në aeroportin e Shkupit, por janë lëshuar për në shtëpi, nën arsyetimin se nuk kanë gjetur dëshmi për radikalizëm islam./Telegrafi/