Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov dhe Nikollçe Dimitrievski janë të dyshuarit për sulmin ndaj Ziadin Selës, në natën e 27 prillit, njoftoi sot Prokuroria Themelore.
Në kumtesë thuhet se me këto tre persona, të cilët u njohën nga qytetarët përmes fotografive që publikoi MPB-ja, hetimet janë zgjeruar për veprën penale “tentim vrasje” e dënuar me nenin 123, 19 dhe 22 të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë ju shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve për tre të dyshuarit.
Përveç kësaj, paraburgim prej 30 ditëve gjykatësi vendosi edhe për personin e pestë Aleksandar Janevski Toshta, i cili u arrestua për të njëjtën vepër, ndërsa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore gjykatësi shtyu vendimin e tij./Telegrafi/